Hila: Nëse Meta s'dekreton Sandër Lleshin, përplasje politike dhe institucionale me Ramën

Shqipëria

Hila: Nëse Meta s'dekreton Sandër Lleshin, përplasje politike dhe institucionale me Ramën

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:56
Dritan Hila

Ajo që po debatohet ditët e fundit është se çfarë do të ndodhë nëse Presidenti Ilir Meta nuk do të dekretojë emrin Sandër Lleshit në kyre të Punëve të Brendshme. 

Analisti Dritan Hila tha në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Beti Njuma, se nëse Meta bën këtë hap, do të shkojë me vetëdije drejt një përplasje politike dhe institucionale me Ramën. 

Dritan Hila: Nëse zoti Meta nuk firmos dekretimin e zotit Lleshi atëherë kemi të bëjmë me një llogari të zotit Meta, i cili ndoshta e çon në një përplasje politike me institucionin e kryeministrit

Beti Njuma: Mund të jetë ky edhe një presion që i bëhet kryeministrit Rama?

Dritan Hila: Meta është një politikan i regjur, është ndër më të vjetrit në lojë. Meta i di të gjitha truket dhe hilet e politikës, i ka bërë dhe i ka pësuar të gjitha. Në këtë rast, nëse e bën shkon me vetëdije drejt një përplasje jo vetëm politike, por edhe institucionale me kreun e qeverisë. Se cilat janë arsyet unë nuk e di, por që të çosh në një përplasje politike dhe institucionale me kryeministrin, vjen për faktin se opozita është shumë e dobët. Nuk ka fare strategji në përplasjet e saj dhe padyshim i mungon karizma në udhëheqjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat