Deputeti i LSI-së në shtëpinë e Kaçifas, nëna e ekstremistrit: Pse nuk ma jepni trupin?

Shqipëria

Deputeti i LSI-së në shtëpinë e Kaçifas, nëna e ekstremistrit: Pse nuk ma jepni trupin?

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 09:03
Vangjel Tavo në shtëpinë e Kaçifas

 Shtëpinë e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifa, e ka vizituar edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

Në një video të publikuar nga mediat greke, mamaja e 35 vjeçarit, Vasilia, i kërkon ndihmë atij për sjellen në shtëpi të trupit të djalit të saj.

Unë e dua sa më shpejtë këtu. Pse e mbajnë atje? Pse nuk qajnë të gjithë? E justifikoj tim bir. Nuk bëri asgjë, vetëm vendosi pesë flamuj në fshat.

Vasilia Kaçifas

Bashkë me Vangjel Tavon ka qënë edhe eurodeputetja greke, e cila i premtoi mamasë së Kaçifas që çështjen e tij do të ngrejë edhe në Bruksel.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat