“Gjaku na therret të djegim shqiptarin…” kortezhi në Bularat niset me thirrje ekstremiste

Shqipëria

“Gjaku na therret të djegim shqiptarin…” kortezhi në Bularat niset me thirrje ekstremiste

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:57
Parrulat e hedhura ne Bularat.

“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.

Kacifas mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.

Kortezhi me mijëra njerëz është nisur për në varrezat e fshatit Bularat për ceremoninë mortore për 35-vjeçarin. Fillimisht do të ketë një meshë në kishë e më pas varrimi.

Raportohet se kortezhin e ka udhëhequr ekstremisti  Babis Karathanos.

“Gjaku na therret te djegim shqiptarin”, citon syri.net njeren nga parrulat e hedhura ne Bularat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat