Me ceremoninë e s’mund të mos mungonin dhe thirrjet e rënda për të vrarë shqiptarët, për t’i djegur si “qentë” apo për të treguar se toka ku ata po shkelin e varrosin 35 vjeçarin, është greke.
Disa nga koret e dëgjuara këtë të enjte të varrimit të Kacifas kanë qenë të ashpra dhe eksplicite, teksa trupi i pajetë i Kacifas është zbuluar dhe ka kaluar “nën” flamurin e madh grek që mbahej nga dhjetëra grekë.
“Maqedonia është Greqi”; “Vorio Epiri është grek”; “Gjaku na thërret për të djegur shqiptarin”; “Gazetarë të poshtër”; “Zjarr kundër qenve shqiptarë”- këto ishin disa nga thirrje dhe koret raciste të dala sot nga një ceremoni varrimi në fshatin e Gjirokastrës.
Por kush qëndron prapa gjithë kësaj zallamahie dhe skenash aspak normale? Sipas historianit shqiptar Arben Llalla, sot në Bularat kanë qenë të shumtë eksponentët e “Agimit të Artë” partisë neonaziste greke që ka kërkuar dhe vijon të mbajë qëndrim ekstrem për Shqipërinë dhe shqiptarët.