Gati për fundjavë? Çfarë pritet nga moti të shtunën e të dielën - Bota Sot
Gati për fundjavë? Çfarë pritet nga moti të shtunën e të dielën

Shqipëria

Gati për fundjavë? Çfarë pritet nga moti të shtunën e të dielën

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Edhe të shtunën e të dielën, moti do të jetë pa ndryshime në vendin tonë.

Siç bëhet e ditur nga Meteoalb, nuk priten reshje shiu, por vetëm vranësira që do të jenë kalimtare.

Mëngjeset do të jenë të ftohta, por më pas temperaturat do të njohin rritje.

Ja parashikimi i motit për fundjavën:

Kthjellimet dominojnë në të gjithë territorin në pjesën më të madhe të orëve, por vranësirat paraqiten kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta gjatë natës dhe orët e para të ditës, por mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta.

Maksimumi në zonat malore varion nga 16-20 gradë celsius. Ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, pritet që maksimumi termik të ngjitet mbi 25 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test