I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë Doktori i Shkencave - Bota Sot
I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë Doktori i Shkencave

Shqipëria

I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë Doktori i Shkencave

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:16
Dritan Shoraj

Një 47-vjeçar, i cili rezulton i dënuar në Itali me 4 vite burg është arrestur nga policia e Tiranës më qëllim ekstradimi. 

Policia bën me dije se bëhet fjalë për pedagogun e Fakultetit Ekonomik, Dritan Shoraj, me titull Doktor Shkencash. 

Shoraj ishte i kërkuar nga nga Interpol Italia, pasi ishte i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. 

Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve të marra nga drejtësia italiane, e cila nëpërmjet Interpolit ka sjellë informacion në lidhje me personat e dënuar, për të cilët kërkon arrestimin dhe ekstradimin për të kryer dënimin ne shtetin ku kanë kryer veprën penale. 

"Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar Dritan Shoraj me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian" informoi policia e Tiranës

Vetëm gjatë dy javëve të fundit, Policia e kryeqytetit ka arrestuar me qëllim ekstradimi 6 persona 5 nga të cilët shtetas italian, të cilët rezultojnë të dënuar në vendin e tyre ndërsa kishin gjetur si strehë Shqipërinë për tu fshehur nga dënimi që kanë në vendin e tyre.

Ata jetojnë prej disa vitesh në Shqipëri dhe madje kanë krijuar edhe familje në vendin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat