Policia e Beratit ka ndaluar një të ri nga Tirana për trafik të lëndëve narkotike.
Një 25-vjeçar, banues në lagjen "Allias" të Tiranës është arrestuar nga policia e Beratit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi I policisë, Virjon Cora, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz ML i'u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”