Plotësohet testamenti, eshtrat e Mid’hat Frashërit kthehen në atdhe, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë - Bota Sot
Plotësohet testamenti, eshtrat e Mid’hat Frashërit kthehen në atdhe, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë

Shqipëria

Plotësohet testamenti, eshtrat e Mid’hat Frashërit kthehen në atdhe, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:54
Pamje nga cermonia

(E plotësuar) - Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për Mid’had Frashërin tek Akademia e Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe.

Berisha u shpreh se sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve, i cili i dha gjithçka kishte Shqipërisë, pavarësisht se historia nuk ishte e drejtë me të.

“Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e  Pavarësisë. Një studiues dhe kollos i letrave. Ishte themelues i nacionalizmin qytetar shqiptar dhe promotor i Luftës së shqiptarëve për liri. Historia nuk ka qenë e drejtë për Midhad Frashërit, por ai sot ven dhe pushon në atdheun e tij. Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik përfundojnë në koshin e plehrave, e kam fjalën për Enver Hoxhën”- tha Berisha.

Plotësohet testamenti: Eshtrat e Mid’hat Frashërit kthehen në atdhe

Nisën sot homazhet për rivarrimin e Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe.

Homazhet për Mid’hat Frashërin do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave të Tiranës, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Kush ishte Mid’hat Frashëri:

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: ”Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.

Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë.

***

Eshtrat e shkrimtarit dhe atdhetarit Mid’hat Frashëri kanë mbërritur në atdhe. Eshtrat mbërritën në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure, duke plotësuar kështu pas 89 vitesh testamentin e e Mid’hat Frashërit, i cili kërkoi që të varrosej në oborrin e Institutit të Albanologjisë.

Homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mid’hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1962 në Nju Jork të SHBA-ve. Kthimi i eshtrave të tij më datë 14 nëntor përkon edhe me 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Image

Nisin homazhet për rivarrimin e Mid’hat Frashërit

Nisin sot homazhet për rivarrimin e Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe.

Homazhet për Mid’hat Frashërin do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test