Përshkrimi i antibiotikëve, ISHP takim me ekspertë të fushës

Shqipëria

Përshkrimi i antibiotikëve, ISHP takim me ekspertë të fushës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 22:50
Pamje nga takimi

Në përmbyllje te javës se RAM dhe në vijim të takimit të eksperteve të ISHP si dhe një fushate mediatike informative, sot u organizua takim me ekspertë, për të diskutuar përshkrimin e antibiotikëve, sfidat dhe mundësitë.

Në takim morën pjese mjeke infeksioniste, pediatër, onkologë, epidemiologë, mikrobiologë, farmacistë etj nga ISHP, FM, QSUT, SUSN dhe AKBPM.

Në takim u vendosën cilat do të jenë hapat e mëtejshme në lidhje me përgatitjen e udhëzimeve për përshkrimin e antibiotikeve në praktikën e mjekut te familjes, asaj spitalore, specialiteteve të ndryshme dhe stomatologjisë si dhe u diskutua mënyra e prezantimit të tyre në faqen e përcaktuar në internet e cila do të menaxhohet nga ISHP.m. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat