Shoferja 23 vjeçe fluturon me makinë në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Shoferja 23 vjeçe fluturon me makinë në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vijojnë kontrollet përgjatë fundjavës nga policia rrugore e Tiranës për rritjen e parametrave të sigurisë.

Në faqen e saj në FB, policia bën më dije se gjatë dy ditëve në orët e vona të natës në harkun kohor 21:00 deri në orën 01:00 janë konstatuar raste të shumta të shpejtësisë, deri në dyfish mbi limitet.

Vihet në dukje rasti i një 23 vjecareje nga Tirana, e cila është kapur duke ecur me 154 km/h në rrugën urbane Tiranë-Durrës, matur me radar në një largesi 436.6 metra. Ajo është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës.

Nga këto raste përqindja e drejtuesve meshkuj dhe femra është pothuajse e barabartë. Shpejtësi që varion nga 140 km/h deri në 178 km/h.

Gjatë dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi. Ndërkohë që është goditur një rast mitmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat