Tarifat e shkollimit, deputetet e LSI në krah të sudentëve, qeveria po detyron rininë të ikë nga Shqipëria

Shqipëria

Tarifat e shkollimit, deputetet e LSI në krah të sudentëve, qeveria po detyron rininë të ikë nga Shqipëria

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:58
Tarifat e shkollimit, deputetet e LSI në krah të sudentëve, qeveria po detyron rininë të ikë nga Shqipëria

Depytetet e LSI Kerpaçi dhe Mehmetaj, kanë reaguar në lidhje me tarifën për studentët për çka ata kanë nisur edhe një proteste një ditë më parë.

“Jam absolutisht KUNDER, si e re, si studente,sepse e di sesa e veshtirë është për bashkëmoshatarë të mi, të përballojnë jetesen studentore, sesa ju duhet të punojnë për të paguar faturën vjetore të shkollës!, shkruan Floida Kerpaçi në një shenim në faqen e saj në facebook.

Ja postimi i Floida Kërpaçit

Ne kete Vendim te Keshillit te Ministrave, me dt.21.05.2018, pika 4, qeveria detyron studentet te paguajne per cdo provim te mbartur, ne baze te krediteve te tyre.

Pra nje familje Shqiptare pervec tarifes vjetore qe paguan, i duhet te paguaj edhe 4-fish me shume per cdo provim te mbartur!

Pagese, qe cdo studente eshte i detyruar ta beje per cdo provim te mbartur, dhe sa here ti duhet ta jape ate provim!

Ne nje vend ku sistemi arsimor eshte i deshtuar, ku punesimi eshte i pamundur por edhe i papaguar, nje vendim i tille ku studentet te paguajne per cdo kredit te provimeve te tyre,tregon percmimin qe ka qeveria per studentet!

Jam absolutisht KUNDER, si e re, si studente,sepse e di sesa e veshtire eshte per bashkemoshatare te mi, te perballojne jetesen studentore, sesa ju duhet te punojne per te paguar faturen vjetore te shkolles!

Ky vendim,detyron studentet te braktisin shkollen dhe masivisht te kerkojne largimin nga Shqiperia!

Arsim cilesor nuk ka, punesim per te rinjte nuk ka, pagesat jane qesharake, jetesa studentore eshte shume e shtrenjte!

Studentet nuk duan te largohen nga Vendi!

Në të njëjtën linjë me kolgen e  saj ka qenë edhe deputeteja Kejdi Mehmetaj e cila shkruana se “ndërkohë që familjet shqiptare po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike e papunësi në nivele të larta si rrjedhojë e keqmenaxhimit të burimeve shtetërore dhe aferrave korrupitve të qeverisë, studentët paguajnë për tu shkolluar tarifa ndër më të lartat në rajon”.

“Tani po detyrohen të paguajnë edhe 20 deri në 45 mijë lekë më shumë për sezon”, shkruan ajo.

Ja postimi i plotë i depytets së LSI Mehmetaj në Facebook:

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës.

Ministria e Arsimit dhe Kryeministri boll u janë fshehur përgjegjësive duke vendosur përballë qytetarët me njëri-tjetrin.

Kjo është VKM që detyron Universitetet të vendosin tarifë për çdo kredit të provimeve të mbartura dhe është po Ministria e Arsimit e cila kontrollon Bordet e Administrimit (në shumicën e Universiteteve sipas Ligjit të Arsimit të Lartë) të cilat përcaktojnë vlerën e tarifës.

Ndërkohë që familjet shqiptare po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike e papunësi në nivele të larta si rrjedhojë e keqmenaxhimit të burimeve shtetërore dhe aferrave korrupitve të qeverisë, studentët paguajnë për tu shkolluar tarifa ndër më të lartat në rajon. Tani po detyrohen të paguajnë edhe 20 deri në 45 mijë lekë më shumë për sezon.

Një qeveri që buxhetin e shtetit e përdor për të financuar konçesione dhe PPP me vlera të çmendura dhe tërësisht korruptive, kuptohet që nuk gjen para për të financuar arsimin. Sot financimi i arsimit në Shqipëria është ndër më të ultit në vite dhe padyshim me i ulti krahasuar me rajonin dhe më gjerë.

Në mënyrë të menjëhershme qeveria duhet të tërhiqet nga VKM që detyron studentët të paguajnë për provimet e prapambetura. Në mënyrë të menjëhershme qeveria të rrisë buxhetin e arsimit, në mënyrë të veçantë të arsimit të lartë.

Të rinjtë shqiptar e duan shkollën dhe edukimin, asnjë tratativë për ti larguar nga dyert e shkollave nuk do të funksionojë, qofshin këto edhe tarifat e papërballueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat