Deputetët e opozitës në orën 12:00 të ditës së sotme do të marrin pjesë në Këshillin e Legjislacionit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit do të diskutohet për vettingun në politikë, nismë kjo e PD-së.
Gjatë këtij takimi do të jenë prezent deputetët Bylykbashi, Strazimiri, Alibeaj, Çupi dhe Mediu nga opozita.