Banorët e Torovicës, të tmerruar nga rënia e gurëve. Specialisti i mjedisit: Situatë problematike, duhet studim i mirëfilltë

Shqipëria

Banorët e Torovicës, të tmerruar nga rënia e gurëve. Specialisti i mjedisit: Situatë problematike, duhet studim i mirëfilltë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:56
Pamje aktuale nga rruga e Torovicës

Banoret e Torovicës në Lezhë vijojnë të jenë të rrezikuar nga gurët të cilët bien nga mali. Edhe pse pak ditë më parë nga prefektura e Lezhës u deklarua se do të merren masa, ende nuk ka nisur asnjë ndërhyrje për të frenuar këtë fenomen mjaft të frikshëm.

Specialisti i Mjedisit në Lezhë, Zef Imeraj thotë se lëvizja e gurëve ka ardhur nga erozioni i cili është krijuar nga dëmtimi i bimësisë. Ai e konsideron situatën mjaft problematike, ndaj sipas tij duhet bërë një studim i mirëfilltë në zonat më të rrezikshme për të penguar rënien e gurëve.

Në këto kushte, në cdo periudhë të ndryshimeve klimaterike, në reshje të mëdhaja që mund të bien, në mënyrën e mosmenaxhimit, në cdo kohë je i rrezikuar dhe fenomenet nuk janë të parat. Kanë ndodhur edhe më parë dhe gjithmonë duhet të kihet parasysh se duhet bërë një studim i hollësishëm i kësaj gjendjeje në këtë zonë të rrezikuar, për jetën e njerëzve.

Zef Imeraj, Specialisti i Mjedisit në Lezhë

Me nisjen reshjeve të shiut rreziku për rënien e gurëve është më evident. Pak ditë më parë, gur të përmasave të mëdha ranë nga mali drejt zonës së banuar, duke rrezikuar jetën e një familjeje dhe të kalimtarëve në aksin rrugor Balldre-Torovicë. Në këto kushte banoret e kësaj zone jetojnë me frikë, ndërsa zgjidhja e këtij problemi nuk dihet se kur do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat