Kryemadhi: Do djeg edhe Ramën bashkë me mandatin tim

Shqipëria

Kryemadhi: Do djeg edhe Ramën bashkë me mandatin tim

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 23:01
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke folur në emisionin ‘Real Story’ është shprehur se ende nuk ka vendosur për djegien e mandatit, por nëse mendon t’a marrë një hap të tillë, kjo do ndodhë bashkë me djegien e mandatit të Edi Ramës.

Znj. Kryemadhi, opozita vuri një nga dy kushtet e rikthimit në Kuvendi, vettingun e politikanëve.

A nuk ju duket juve sikur ky kush ka rënë. Në këtë situatë ku ndodhemi aktualisht, me protesta, ju jeni në krye të një liste me 25 deputetë që rrezikoni seriozisht mandatin, nëse nuk ktheheni brenda dhjetorit…

Kryemadhi: Mandatet? Po pse problemi i mandateve të deputetëve është? Po sa deputetë ka pasur Shqipëria, mos u shqetësoni, se nuk është problemi tek mandatet. Çështja e Vettingut në politikë nuk është arsye, është kauzë. Dhe ne vërtetë duhet ta bëjmë Vettingun në politikë, që të jemi të sinqertë.

Pyetja është e drejtpërdrejtë, a do ta digjni mandatin apo jo?

Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat