Senati i Universitetit: Grup pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e problematikave

Shqipëria

Senati i Universitetit: Grup pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e problematikave

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Senati i Universitetit

 

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbledhjen e së mërkurës ka dalë me një deklaratë të përbashkët, ku shprehen në mbështetje të protestës të studentëve.

Në deklaratën zyrtare thuhet se “Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”)”. Më tej argumentohet se për studentët shkon mbështetja e plotë kundrejt protestës së tyre si dhe kërkesës së studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në.

Senati bën të ditur gjithashtu se në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

Ndërkaq, UT merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat