Vetting/ Jepet vendimi për gjyqtarin Fatos Qato

Shqipëria

Vetting/ Jepet vendimi për gjyqtarin Fatos Qato

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:39
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatos Qato.

Arsyeja e shkarkimit është mosjustifikimi i pasurisë.

Qato u bë pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak se ishte kandidat i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

KPK-ja njoftoi se hetimi administrativ për Qaton ishte fokusuar vetëm te kriteri i pasurisë.

Ndërkohë, u konfirmuan në detyrë Arben Kraja i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Alma Kolgjokaj e Gjykatës së Krujës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat