Mësim pa kushte në Gur i Zi. Nxënësit bojkotojnë orën e parë

Shqipëria

Mësim pa kushte në Gur i Zi. Nxënësit bojkotojnë orën e parë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:43
Pamje nga video

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma”, në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër, kanë bojkotuar orën e parë të mësimit në shenjë proteste ndaj kushteve ku zhvillojnë mësim.

Drejtuesi i njësisë administrative Gur i Zi , Pjerin Marku shprehet se kërkesat e nxënësve janë të drejta dhe po punohet për zgjidhjen e tyre.

430 nxënës të kësaj shkolle u duhet të përballen çdo ditë me kushtet ku mungon higjiena. Në rast të mosrealizimit të kërkesave, nxënësit dhe prindërit thonë se protesta do të përshkallëzohet deri në bllokimin e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat