Atmosferë fantastike në Zvicër! Hirscher rekordmen, 66 fitore në Kupën e Botës - Bota Sot
Atmosferë fantastike në Zvicër! Hirscher rekordmen, 66 fitore në Kupën e Botës

Skijim

Atmosferë fantastike në Zvicër! Hirscher rekordmen, 66 fitore në Kupën e Botës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:23
Hirscher rekordmen, 66 fitore në Kupën e Botës, photo Bild: AP / Marco Tacca

Austriaku Marcel Hirscher dëshmoi mjeshtrin e tij në disiplinën e sllallomit të madh, duke shënuar fitore të madhe, njëherësh marshon edhe drejt titullit të shtatë me radhë të botës. Ai shënoi fitore në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës. Kampioni në fuqi i botës zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:26,54 minuta ose me kohën më të mirë për 71 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen. Hirscher është rekordmen, shënon fitoren e 66-të në karrierën e tij në Kupën e Botës.

Image

Flamuj e Zvicrës

Në vend të tretë renditet francezi Thomas Fanara por me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 4 qindtat se Hirscher,  por kishte kohën më të mirë për 52 qindtat se pozita e katërt, bashkëkombësi i tij, Alexis Pinturault.

Image

Armosferë fantastike

Në renditjen e sllallomit të madh, Marcel Hirscher prinë me 540 pikë, pasojnë Henrik Kristoffersen (302), Alexis Pinturault (276) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Marcel Hirscher udhëheq me 876 pikë, i përcjellur nga Henrik Kristoffersen (511), Alexis Pinturault (444) etj..

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  2:26,54

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)      +0,71

3. Thomas Fanara (Franca)          1,04

4. Alexis Pinturault (Franca) 1,56

5. Zan Kranjec (Sllovenia)    1,62

6. Tommy Ford (SHBA)  1,79

7. Marco Schwarz (Austria)   2,31

8. Victor Jeandet (Franca)    2,36

9. Gino Caviezel (Zvicra)      2,59

10. Marco Odermatt (Zvicra) 2,68

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...