Siebenhofer senzacionale, fiton në lëshim - Bota Sot
Siebenhofer senzacionale, fiton në lëshim

Skijim

Siebenhofer senzacionale, fiton në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:14
Ramona Siebenhofer, Foto, Bild: APA/AFP/TIZIANA FABI

Skiatorja austriake, Ramona Siebenhofer, bëri paraqitje të shkëlqyeshme në Qendrën e Skive në Cortina d'Ampezzo në Itali. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:15,44 minuta, duke lënë pas vetes për 40 qindtat e sekondës sllovenen Ilka Stuhec. Siebenhofer bëri senzancion së bashku me sllovenen Stuhec, të cilat korrën rezultate jashtëzakonisht të mira. Stuhec për 6 qindtat e sekondës ka qenë më e shpejt se austriakja Stephanie Venier, që renditet në pozitën e tretë.

Zviceranes Corinne Suter mbetet jashtë podiumit për një fije të flokut, për një qindtën e sekondës. Ajo renditet në vend të katërt, duke ngecur për një qindtën e sekondës nga Venier dhe ka pasur kohën më të mirë për shtatë qindtat se Romane Miradoli nga Franca. Laurenne Ross nga SHBA dhe Cornelia Hütter nga Austria, përfunduan me kohë të njëjtë, me kohën më të dobët për 79 qindtat nga vendi i parë.

Image

Lindsey Vonn

Skiatorja e mirënjohur amerikane, Lindsey Vonn, nuk ka pasur rezultat të mirë, duke përfunduar në pozitën e 15-të me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 19 qindtat nga Siebenhofer. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin kryeson me 1394 pikë, pasojnë Petra Vlhova (898), Wendy Holdener (593) etj. ndërsa në lëshim Nicole Schmidhofer udhëheq me 248 pikë, e ndjekur nga Ilka Stuhec (238), Ramona Siebenhofer (220) etj.

Rezultatet

1. Ramona Siebenhofer (Austria)       1:15,44

2. Ilka Stuhec (Sllovenia)   +0,40

3. Stephanie Venier (Austria)     +0,46

4. Corinne Suter (Zvicra)   +0,47

5. Romane Miradoli (Franca)     +0,54

6. Francesca Marsaglia (Italia)   +0,74

7. Tamara Tippler (Austria)        +0,75

8. Kira Weidle (Gjermania) +0,76

9. Laurenne Ross (SHBA)   +0,79

9. Cornelia Hütter (Austria)       +0,79

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...