Në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës, u zhvillua garë dramatike në disiplinën e sllallomit dhe skiatori 21-vjeçar nga Franca, Clement Noel, bëri sensacion, duke shënuar fitoren e parë në karrierën e tij! Djaloshi i ri francez në dy rrëshqitje ka qenë i përsosur dhe shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:45.40 minuta, duke qenë më i shpejt për 10 qindtat e sekondës se kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, që renditet në pozitën e tretë.
Marcel Hirscher
Garë dramatike që e dëshmon edhe diferenca e ngushtë mes tre të parëve, por që pak kush e kishte pritur triumfin e Noelit. Në vend të dytë renditet austriaku Manuel Feller i cili ngeci për tetë qindtat nga francezi, por ka qenë më i mirë për dy qindtat se bashkëkombësi i tij Hirscher. Norvegjezi Henrik Kristoffersen me gjithë paraqitjen e mirë përfundoi në vend të katërt me 30 qindtat e kohës më të dobët se Noel.
Në renditjen e sllallomit Hirscher udhëheq me 496 pikë, i përcjellur nga Daniel Yule (323), Henrik Kristoffersen (319), Clement Noel (301) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme prinë bindshëm me 1036 pikë, duke lënë pas Henrik Kristoffersen (621), Alexis Pinturault (560), Vincent Kriechmayr (465), Aleksander Aamodt Kilde (452) etj.
Rezultatet
1. Clement Noel (Franca) 1:45.40
2. Manuel Feller (Austria) +0.08
3. Marcel Hirscher (Austria) +0.10
4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.30
5. Daniel Yule (Zvicra) +0.74
6. Michael Matt (Austria) +1.28
7. Christian Hirschbuehl (Austria) +1.41
8. Dave Ryding (Britania e Madhe) +1.48
9. Stefano Gross (Italia) +1.53
10. Marco Schwarz (Austria) +1.54