Vdiq legjenda e skijimit, Jahja Refiku - Bota Sot
Vdiq legjenda e skijimit, Jahja Refiku

Skijim

Vdiq legjenda e skijimit, Jahja Refiku

Nga: Shaban Sinani Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:21
Refik Jahja, i pari majtas

Sot në moshën 82 - vjeçare u nda nga jeta  legjenda e sportit të skijimit, Refik Jahja. I ndjeri Jahja ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937.  Pjesën më të madhe të jetës së tij a e ka kaluar në Kodër të Diellit, ku ka punuar deri në vitin 1993. Tërë jetën ia ka kushtuar skijimit, ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë, në kategorinë e pionierëve nga viti 1946-1951, kampion i të rinjve nga viti 1951-1955 dhe kampion i seniorëve nga viti 1955-1966. 

Image

Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954,  fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora të Sllovenisë, në vitin 1955 fitoi vendin e tretë, nga viti 1955-1966,  ka qenë kampion në kategorinë e seniorëve në ish Jugosllavi ku ka qenë edhe  pjesë e përfaqësueses së atij  shteti.

I ndjeri Refik Jahja u varros në varrezat e Tetovës me nderime fetare dhe kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...