Dramë në Kitzbuhel, gjermani befason të gjithë!

Skijim

Dramë në Kitzbuhel, gjermani befason të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 15:57
Josef Ferstl

As laiku më i madh nuk ka pritur fitoren e Josef Ferstl nga Gjermania! Skiatori gjerman befasoi të gjithë në disiplinën e supersllallomit të madh, e cila u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë. Ai shënoi fitore të madhe me kohë të kaluar për 1:13.07 minuta. Dramë e vërtetë u zhvillua në Kitzbuhel, për faktin se diferenca ka qenë shumë e ngushtë mes shtatë skiatorëve. Diferenca mes vendit të parë dhe të shtatit ka qenë 26 qindtat e sekondës.

Johan Clarey nga Franca zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për tetë qindtat se vendi i parë dhe për dy qindtat se pozita e tretë, italiani Dominik Paris. Austriaku Vincent Kriechmayr renditet në vend të katërt me 18 qindtat e kohës më të ngadalshme se Ferstl dhe për tri qindtat ka qenë më i mirë se bashkëkombësi ti tij Matthias Mayer, që zuri pozitën e pestë. 

Në renditjen e supersllallomit, Kriechmayr udhëheq me 236 pikë, pasojnë Mayer (233), Paris (230) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prinë me 1.116, pasojnë Kristoffersen (671), Pinturault (652), Paris (550) etj.

Rezultatet

1. Josef Ferstl (Gjermani)      1:13.07

2. Johan Clarey (Franca)       +0.08

3. Dominik Paris (Italia)        +0.10

4. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0.15

5. Matthias Mayer (Austria) +0.18

6. Aleksander Kilde (Norvegjia)     +0.19

7. Brice Roger (Franca) +0.26

8. Alexis Pinturault (Franca) +0.41

9. Christof Innerhofer  (Italia)       +0.46

9. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.46

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat