Shiffrin shkëlqen, e artë në sllallom

Skijim

Shiffrin shkëlqen, e artë në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Shiffrin shkëlqen, e artë në sllallomin e madh

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, shkëlqeu në sllallom në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Are të Suedisë. Ajo u stolis me medalje të artë, një sukses i madh.  Amerikania zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:57,05 minuta. Kjo është medalja e pestë e artë në Kampionatin Botëror, e katërta në sllallom. Në vitin 2013 në Schladming Shiffrin fitoi të artën, pastaj në vitin 2015 në Beaver Creek, në vitin 2017 në St. Moritz dhe sot në Are, si dhe po në Are të këtij vitit e fitoi të artën në supersllallom të madh.

Medaljen e argjendtë në sllallomin e madh e ka fituar në vitin 2017 në St. Morit, kurse të bronztën në Are të këtij vitit. Suedezja Anna Swenn Larsson zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për 58 qindtat se pozita e parë, duke u stolis me medalje të argjendtë. Petra Vlhova nga Sllovakia arriti në vend të tretë, duke fituar medaljen e bronztë, por kohën e kishte shumë të dobët, për një sekondë e 3 qindtat larg vendit të parë.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:57,05

2. Anna Swenn Larsson (Suedia) +0,58

3. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,03

4. Katharina Liensberger (Austria) +1.43

5. Frida Hansdotter (Suedia)  +2.39

6. Laurence St-Germain (Kanada) +2.60

7. Katharina Huber (Austria)  +2.80

8. Katharina Truppe (Austria)        +2.93

9. Bernadette Schild (Austria)                +3.41

10. Erin Mielzynski (Kanada)                +3.54

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat