Trimëresha amerikane fiton titullin e ri në supersllallom të madh  - Bota Sot
Trimëresha amerikane fiton titullin e ri në supersllallom të madh 

Skijim

Trimëresha amerikane fiton titullin e ri në supersllallom të madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:08
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin tregoi paraqitje të jashtëzakonshme pothuajse në shumicën e garave dhe si rezultat i kësaj është bindshëm e para në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe kampion i ri në disiplinën e supersllallomit të madh!

Trimëresha amerikane apo 24-vjeçarja është krenare për sukseset e saja, sidomos që fitoi “Globin e vogël të Kristaltë” në supersllallom të madh. Skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg triumfoi në supersllallom të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Grandvalira Soldeu të Andorrës. Ajo zuri vendin e parë me kohë t kaluar për 1:23.91 minuta.

Në vend të dytë u rendit Tamara Tippler nga Austria me 15 qindtat e sekondës me pak se pozita e parë dhe me kohë më të mirë për 19 qindtat se pozita e tretë, italiania Federica Brignone.

Dy skiatore përfundojnë me kohë të njëjtë dhe në pozitën e katërt, Mikaela Shiffrin dhe austriakja Nicole Schmidhofer. Ato kishin kohën me të dobët për 44 qindtat se fituesja e garës. Në renditjen e supersllallomit të madh, Shiffrin përfundon e para me 350 pikë, pasojnë Nicole Schmidhofer (303), Tina Weirather (268) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme Shiffrin udhëheq me 2004 pikë, duke lënë pas Vlhovan me 1235 pikë.  

Rezultatet 
1. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    1:23.91
2. Tamara Tippler (Austria)    +0.15
3. Federica Brignone (Italia)    +0.34
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.44
4. Nicole Schmidhofer (Austria)    +0.44
6. Jasmine Flury (Zvicra)    +0.52
7. Sofia Goggia (Italia)    +0.56
8. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia)    +0.68
9. Nadia Fanchini (Italia)    +0.82
10. Corinne Suter (Zvicra)    +0.85

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...