Xhevdet Mazrekaj i pikëlluar për vdekjen e papritur të shokut të jetës - Bota Sot
Xhevdet Mazrekaj i pikëlluar për vdekjen e papritur të shokut të jetës

Skijim

Xhevdet Mazrekaj i pikëlluar për vdekjen e papritur të shokut të jetës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:11
Hivzi Dreshaj

Ish skiatori i mirënjohur Xhevdet Mazrekaj, njëherësh pronar i gazetës kombëtare “Bota sot”, është i pikëlluar për vdekjen e papritur të shokut të jetës, Hivzi Dreshaj, i njohur si Hivzi Peja, me të cilin kanë qenë së bashku edhe në klubin ‘Rusolia’ nga Peja gjatë viteve të 70-ta. Ai në profilin e tij ka shpreh dhimbjen për vdekjen e shokut të rinisë dhe ka postuar edhe një foto kur ishin garues në KS ‘Rusolia’.  

Image
Hivzi Dreshaj (majtas) dhe Xhevdet Mazrekaj, në Brezovicë gjatë viteve të 70-ta

"E mora me pikëllim lajmin për vdekjen papritur të shokut të jetës, Hivzi Dreshajt, me të cilin kalova pjesën më të mirë të rinisë dhe pothuajse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. I shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë komunitetit të aviacionit dhe të skijimit. Kosova ka humbur një pilot të madh, i cili ka qenë pasuri kombëtare.

Vdekja e hershme e Hivziut na ka tronditur të gjithëve. Shoku im i jetës, me të cilin kaluam shumë barriera në kohën e rinisë, së bashku kemi qenë në klubin skiator ‘Rusolia’ nga Peja, por gjithmonë ka qenë i buzëqeshur, i hareshëm për shoqërinë, optimist, i papërtueshëm në punë, i guximshëm dhe shquhej me akrobacione në aeronautikë, si dhe shumë atraktiv me humorin e tij. Ike papritur, pa na dhënë lamtumirën e fundit! Lamtumirë shoku im i jetës, u prefsh në paqe, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruan Mazrekaj në profilin e tij në facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat