Hirscher mbret i skijimit, Noel fiton në sllallom  - Bota Sot
Hirscher mbret i skijimit, Noel fiton në sllallom 

Skijim

Hirscher mbret i skijimit, Noel fiton në sllallom 

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:25
Hirscher mbret i skijimit, Noel fiton në sllallom 

Skiatori austriak Marcel Hirscher për herë të tetë rresht fiton titullin e kampionit të botës (2012-2019). Ai edhe gjatë këtij kampionatit që përfundoi, ka qenë më i miri dhe bindshëm i pari në renditjen e përgjithshëm të Kupës Botës, me gjithsej 1567 pikë, duke lënë pas Alexis Pinturault (1145) e Henrik Kristoffersen (1047).

Hirscher fitoi “Globin e vogël të Kristaltë”, pasi që zuri vendin e parë në sllallom 786 pikë, pasojnë Clement Noel (551) e Daniel Yule (551). Ndërkaq, francezi Clement Noel triumfoi në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:48.96 minuta, në garën që u mbajt në Grandvalira Soldeu të Andorrës. Austriaku Manuel Feller zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për 18 qindtat se vendi i parë. Ndërsa zvicerani Daniel Yule renditet i treti me kohën më të ngadalshme për 83 qindtat se Noel.
Rezultatet 
1. Clement Noel (Franca)    1:48.96

2. Manuel Feller (Austria)    +0.18
3. Daniel Yule (Zvicra)    +0.83
4. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    +0.86
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0.98
6. Giuliano Razzoli (Italia)    +1.07
7. Felix Neureuther (Gjermania)    +1.10
8. Alexis Pinturault (Franca)    +1.12
9. Victor Jeandet (Franca)    +1.19
10. Istok Rodes (Kroacia)    +1.28

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat