Gjithçka është gati për edicionin e ri në skijim në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve. Kupa e Botës fillon në fundjavë përkatësisht me 26 tetor (femrat) dhe me (27 tetor) meshkujt.
Edicioni i ri hapet në disiplinën e sllallomit të madh, ndërsa skiatoret e skiatorët janë të përgatitur maksimalisht dhe i pret një fundjavë drithëruese.
“Sezoni i 54-të i skive alpine, Kupa e Botës, fillon këtë fundjavë me garat e sllallomit të madh në të dyja gjinitë.
Për femra, amerikania Mikaela Shiffrin futet në misionin për ta mbrojtur titullin”, shkruajnë mediat e huaja. Te meshkujt kampion për edicionin e kaluar është austriaku Marcel Hirscher.
Deri me tash më së shumti fitore kanë suedezi Ingemar Stenmark - 86, pastaj Lindsey Von 82, Hircher 67 etj.