Kristoffersen triumfon në sllallom 

Skijim

Kristoffersen triumfon në sllallom 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Kristoffersen triumfon në sllallom 

Skiatori norvegjez Henrik Kristoffersen shënon fitore në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës.  

Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48,55 minuta apo ka qenë më i shpejt për 9 qindtat se pozita e dytë, Clement Noel nga Franca. Në podium arriti edhe zvicerani Daniel Yule por me kohë më të ngadalshme për 18 qindtat se pozita e parë.

Në fakt, ka qenë garë shumë e fortë mes tre të parëve dhe dallimi shumë i vogël në të qindtat e sekondës. Duhet theksuar se në rrëshqitjen e parë Noel ka qenë më i mirë por jo edhe në të dytin dhe kësisoj humbi vendin e parë, duke ngec për 9 qindtat larg norvegjezit.  

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen udhëheq me 113 pikë, pasojnë Pinturault 100, Noel e Faivre me nga 80 pikë etj. 

Rezultatet
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    1:48,55
2. Clement Noel (Franca)    +0,09
3. Daniel Yule (Zvicra)    0,18
4. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    0,27
5. Andre Myhrer (Suedia)    0,34
6. Kristoffer Jakobsen (Suedia)    0,53
7. Christian Hirschbühl (Austria)    0,74
8. Linus Strasser (Gjermania)    0,89
9. Sebastian Solevaag (Norvegjia)    0,92
10. Manfred Moelgg (Italia) 0,98

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat