Zvicerani shkëlqen në Madonna di Campiglio

Skijim

Zvicerani shkëlqen në Madonna di Campiglio

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:01
Zvicerani shkëlqen në Madonna di Campiglio

Skiatori nga Zvicra, Daniel Yule, shkëlqen në Qendrën e Skive në Madonna di Campiglio në Itali.

Ai tregoi paraqitje shumë të mirë dhe triumfoi në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës. Yule zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:35.60 minuta dhe me kohë më të mirë për 15 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Pas fitores në Sljeme të Kroacisë, francezi Clement Noel, kësaj radhe u desh të kënaqet që ka arritur në podium përkatësisht në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 25 qindtat se pozita e parë dhe me kohë më të shpejt për 5 qindtat se norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag, që renditet në vend të katërt. Alexis Pinturault renditet në pozitën e pestë e me kohë më të dobët për 60 qindtat se fituesi i garës.  

Në disiplinën e sllallomit Kristoffersen kryeson me 242 pikë, i ndjekur nga Clement Noel 240, Daniel Yule 190, Andre Myhrer 175, Alexis Pinturault 174 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Alexis Pinturault udhëheq me 475 pikë, pasojnë Aleksander Aamodt Kilde 474, Henrik Kristoffersen 471, Dominik Paris 454, Matthias Mayer 362, Beat Feuz 361 pikë etj.
 

Rezultatet 
1. Daniel Yule (Zvicra)    1:35.60
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0.15
3. Clement Noel (Franca)    +0.25
4. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    +0.30
5. Alexis Pinturault (Franca)    +0.60
6. Tanguy Nef (Zvicra)    +0.85
7. David Ryding (Britania e Madhe)    +1.34
7. Stefan Hadalin (Sllovenia)    +1.34
9. Manfred Moelgg (Italia)    +1.39
10. Johannes Strolz (Austria)    +1.40

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat