Garë dramatike në Bansko, Curtoni fiton në lëshim - Bota Sot
Garë dramatike në Bansko, Curtoni fiton në lëshim

Skijim

Garë dramatike në Bansko, Curtoni fiton në lëshim

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:49
Garë dramatike në Bansko, Curtoni fiton në lëshim

Skiatorja italiane Elena Curtoni tregon rrëshqitje më të përsosur në lëshim se rivalet tjera dhe triumfon me kohë të kaluar për 1:29.31 minuta, në garën që u zhvillua në Bansko të Bullgarisë. Curtoni ka qenë më e shpejt për 10 qindtat se pozita e dytë Marta Bassino e Italisë dhe 14 qindtat se Federica Brignone po ashtu nga Italia, që u rendit në pozitën e tretë.

Garë dramatike dhe më së miri e dëshmon edhe diferenca e ngushtë në të qindtat e sekondës.

Bashkëshortja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami, arriti në top 10-she por me kohë më të dobët për një sekondë e 21 qindtat larg pozitës së parë.  Në renditjen e përgjithshme Shiffrin prinë me 1.125 pikë, pasojnë Brignone me 855, Vlhova 790 pikë etj. ndërsa në lëshim Suter udhëehq me 272 pikë, e ndjekur nga Shiffrin 256, Ledecka 193 pikë. etj.

Rezultatet 
1. Elena Curtoni (Italia)    1:29.31
2. Marta Bassino (Italia)    +0.10
3. Federica Brignone (Italia)    +0.14
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.35
5. Breezy Johnson (SHBA)    +0.47...
6. Kira Weidle (Gjermania)    +0,62
7. Elisabeth Reisinger (Austria)        +0,65
8. Nina Ortlieb (Austria)    +0,82
9. Corinne. Suter (Zvicra)    +1,02
10. Lara Gut Behrami (Zvicra)    +1,21

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat