18-vjeçarja nga Zelanda e Re shkëlqen në Kranjska Gora  - Bota Sot
18-vjeçarja nga Zelanda e Re shkëlqen në Kranjska Gora 

Skijim

18-vjeçarja nga Zelanda e Re shkëlqen në Kranjska Gora 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Alice Robinson

Skiatorja e talentuar nga Zelanda e Re, Alice Robinson, shkëlqen në disiplinën e sllallomit të madh, në garën që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.

18-vjeçarja, Robinson ka treguar paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke triumfuar me kohë 1:54,32 minuta apo me kohë më të shpejt për 34 qindtat se sllovakja Petra Vlhova.

Dy skiatore përfunduan në vend të tretë, me kohë të njëjtë dhe për 1 sekondë e 59 qindtat larg skiatores së Zelandës së Re. Meta Hrovat nga Sllovenia dhe Wendy Holdener nga Zvicra, renditen në pozitën e tretë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin prinë me 1.225 pikë, pasojnë Brignone 1.112, Vlhova 971 pikë etj. ndërsa  n sllallom të madh Brignone udhëheq me 407 pikë, pasojnë Vlhova 333 e Shiffrin 314 pikë. 

Rezultatet 
1. Alice Robinson (Zelanda e Re)    1:54,32
 2. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,34
 3. Meta Hrovat (Sllovenia)    +1,59
 3. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,59
 5. Marta Bassino (Italia)    +1,60
 6. Tina Robnik (Sllovenia)    +1,65
 7. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,78
 8. Federica Brignone (Italia)    +2,04
 9. Tessa Worley (Franca)    +2,18
10. Sara Hector (Suedia)    +2,19

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat