Shiffrin një përbindësh, 3 fitore brenda 4 ditësh

Skijim

Shiffrin një përbindësh, 3 fitore brenda 4 ditësh

Nga: K.G. Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:12
Mikaela Shiffrin

Në konkurrencën e femrave, amerikania Mikaela Shiffrin, shënoi fitore të madhe, në garën që u mbajtën në Qendrën e Skive në Kranjska Gora. Ajo doli e para me 1:43.50 minuta, apo me kohën më të shpejt për një sekondë e 64 qindtat se Frida Hansdotter nga Suedia. Ky është suksesi i 40-të në karrierë për 22-vjeçaren amerikane, që me këto ritme do t’i thyejë të gjitha rekordet botërore. Wendy Holdener nga Zvicra renditet në vend të tretë me kohën më të ngadalshme për një sekondë e 87 qindtat se fituesja e garës.  
Shiffrin  kryeson me 1.281 pikë, e përcjellë nga Holdener (560), Vlhova (554), Rebensburg (534) etj. ndërsa në sllallom Shiffrin udhëheq me 680 pikë, pasojnë: Vlhova (445), Holdener (405), Hansdotter (371) etj.

Rezultatet 
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:43.50
2. Frida Hansdotter (Suedia) 1.64
3. Wendy Holdener (Zvicra) 1.87
4. Petra Vlhova (Sllovakia) 2.18
5. Bernadette Schild (Austria) 2.43
6. Mélanie Meillard (Zvicra) 3.68
7. Christina Geiger (Gjermania) 4.01
8. Estelle Alphand (Suedia) 4.16
9. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 4.38
10. Anna Swenn-Larsson (Suedia) 4.67

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat