Dressen fiton, Feuz para Svindalit në lëshim

Skijim

Dressen fiton, Feuz para Svindalit në lëshim

Më: 10 mars 2018 Në ora: 21:35
Dressen

Skiatori nga Gjermania, Thomas Dressen, shënoi fitore të madhe në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Kvitfjell. Dressen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49.17 minuta, por me një epërsi të ngushtë për 8 qindtat nga vendi i dytë Beat Feuz (Zvicra) dhe 17 qindtat nga Aksel Lund Svindal (Norvegjia).

Në pozitën e katërt renditet norvegjezi Kjetil Jansrud, por me kohë më të ngadalshme për 27 qindtat nga vendi i parë.

Zvicerani Feuz prinë në lëshim me 622 pikë apo është për 60 pikë para norvegjezit Svindal, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, Hirscher kryeson me 1.494 pikë, duke lënë pas Kristoffersenin me 1.205 pikë, pasojnë Svindal (776), Feuz (716), Jansrud (715) etj.

Rezultatet

1. Thomas Dressen (Gjermania)     1:49.17

2. Beat Feuz (Zvicra)  0.08

3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)          0.17

4. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    0.27

5. Christof Innerhofer (Italia)  0.32

6. Mauro Caviezel (Zvicra)        0.47

7. Adrien Théaux (Franca)        0.57

8. Dominik Paris (Italia)   0.62

9. Vincent Kriechmayr (Austria)     0.67

10. Brice Roger (Franca)   0.72

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat