Hirscher dominoi në sllallomin e madh, fitoi "Globin e vogël të Kristaltë"

Skijim

Hirscher dominoi në sllallomin e madh, fitoi "Globin e vogël të Kristaltë"

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:55
Marcel Hirscher

Skiatori nga Austria, Marcel Hirscher, triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Are të Suedisë, njëherësh është fitues i "Globit të vogël të Kristaltë".

Ai tregoi paraqitje shumë të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:13.63 minuta, duke lënë pas vetes për 23 qindtat norvegjezin Henrik Kristoffersenin dhe për 26 qindtat francezin Victor Muffat Jeandet.

Hirscher është kampion i ri i Botës, i cili prinë me 1620 pikë të renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ndërsa në vend të dytë është Kristoffersen (1285) etj. Ndërkaq në sllallomin e madh Marcel Hirscher është i pari me 720 pikë, pasojnë: Henrik Kristoffersen (575) e Alexis Pinturault (329).

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)      2:13.63

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)  0.23

3. Victor Muffat Jeandet (Franca)     0.26

4. Loic Meillard (Zvicra)     0.68

5. Zan Kranjec (Sllovenia)  1.10

6. Matts Olsson (Suedia)    1.58

7. Thomas Fanara (Franca)        1.60

8. Tommy Ford (SHBA)     2.06

9. Justin Murisier (Zvicra) 2.07

10. Florian Eisath (Italia)    2.11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat