Blerta e Vlora: Sporti i skive e mban formën tonë

Skijim

Blerta e Vlora: Sporti i skive e mban formën tonë

Nga: K.G. Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:13
Vlora Jashari e Blerta Tërpeza

Ka borë të mjaftueshme në Qendrën e Skive në Brezovicë dhe ka  një numër të vizitorëve që ende relaksohen me sportin atraktiv, skitë!  Portierja e hendbollit dhe profesoreshë në kulturën fizike te shkolla ‘Ismajl Qemali” në Prelez te Jerlive, Blerta Tërpeza së bashku me ish hendbollisten,  Vlora Jashari, profesoreshë në Qendrën e Kompetencës,  zhvilluan një xhiro të skive.

“Moti është mirë, borë ka mjaft dhe çdo gjë shkon mirë. Skijat janë sporte të preferuara dhe pa të cilat është vështirë të mendojmë sidomos kohën e dimrit. Deri me 1 maj do t’i shijojmë shtigjet e bardha në Brezovicë edhe pse tani bora është pak më e egër”, tha Blerta.

Image

Blerta e Vlora

Ndërkaq, Vlora Jashari vlerëson se çdo sportiste që merret me këtë sport është edhe më i relaksuar dhe e ndjejnë veten sikur në moshën 20 - vjeçare. Blerta tha se dielli i muajit prill po i jep një pamje të fytyrës sikur ngjyrë çokolate apo i ngjajnë në një formë brazilianeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat