9 vjeçarja nga Prishtina vuan nga epilepsia, ka nevojë për ndihmën tuaj

Sociale

9 vjeçarja nga Prishtina vuan nga epilepsia, ka nevojë për ndihmën tuaj

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:44
Antigona Salihu

Antigona Salihu 9 vjeçare nga Prishtina vuan nga epilepsia dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.

Familja e saj jeton në kushte të vështira dhe apelon tek të gjithë qytetarët që ta ndihmojnë vajzën e tyre, e cila duhet të mjekohet në Turqi dhe shuma që i kërkohet për shërim është mbi 100 mijë euro.

Babai i saj, Xhevdeti ka thënë se një terapi e saj kushton 15 euro e cila duhet të aplikohet tre herë në 24 orë që i bie 45 euro dhe se ata nuk kanë mundësi që ta përballojnë këtë shumë.

Të gjithë qytetarët që mund ta ndihmojnë Antigonën këtë mund ta bëjnë përmes dërgimit të mesazheve në Vala me shifrën 55344.

Ndërsa numri i xhirollogarisë i Xhevdet Salihut është: 1300003009749456.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat