Halil Kastrati bashkë me yllin e La Ligas i dhurojnë një shtëpi familjes nga Podujeva - Bota Sot
Halil Kastrati bashkë me yllin e La Ligas i dhurojnë një shtëpi familjes nga Podujeva

Sociale

Halil Kastrati bashkë me yllin e La Ligas i dhurojnë një shtëpi familjes nga Podujeva

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:34
Halil Kastrati

Halil Kastrati ka vazhduar traditën e ditës së premte duke shpërndarë shtëpia për njerëzit në nevojë.

Gjatë ditës së sotme, Halil Kastrati ishte në qytetin e Podujevës. Bashkë me të ishte edhe futbollisti i njohur që luan në La Liga, Enis Bardhi.

Sot një shtëpi iu dhurua familjes Hasani. Pjesë e kësaj familje janë Shahe Hasani me dy fëmijët e saj dhe vjehrrën e saj. Emocionet e familjarëve ishin prekëse.

Kryefamiljari i kësaj familje Xhemajl Hasani, kishte ndërruar jetë vitin e kaluar, duke mos arritur ta shijoj shtëpinë e re.

Mërgimtarët nga qytetari Graz i Austrisë, kishin arritur të grumbullonin 18.000 euro për të ndërtuar shtëpinë e familjes Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...