Lendi Mustafa, kërkon ndihmë për ricaktimin e seksit

Sociale

Lendi Mustafa, kërkon ndihmë për ricaktimin e seksit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:47
Lendi Mustafa

Transgjinori është një person që identiteti gjinor nuk i përputhet me seksin biologjik. E për të ndërruar gjini duhet një shumë goxha e madhe parash, që në Kosovë me mjete vetanake është e vështirë të sigurohen.

Por, transgjinorit nga Kosova Lendi Mustafës, tashmë shoqëria është mobilizuar që t’i ndihmojë të i mbledhë fondet për ndërrim të gjinisë.

Ai në një rrëfim, ka treguar se çfarë procesi ka ndjekur deri tash dhe në cilën fazë është.

“Procesi i ndërrimit të seksit për mua është shumë i rëndësishëm, pasi edhe kam pritë shumë për këto intervenime dhe deri vonë ka qenë thuajse e pamundur për t’u realizuar”, ka nisë kështu rrëfimi Lendi, i cili ka vazhduar të tregoi që përgjatë një viti e gjysmë ka qenë vetëm me terapi hormonale.

Ai tregoi se pse po i duhet ndihma e të tjerëve.

“Po pres të bëjë edhe intervenimet e para që janë: heqja e gjoksit  (mastectomy) dhe fazën e parë të operacionit të organit gjenital (meteidoplasty). Për këto intervenime më është dashur të kërkojë ndihmë nga shoqëria, pasi që, për një qytetar mesatar të Kosovës, është pothuajse e pamundur që të mbulohet operimi me mjete vetanake”, është shprehur ai.

Lendi Mustafa, ka treguar se kur pritet të intervenojë ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për të tjerët.

“Unë shpresoj që deri në fund të këtij viti të përfundoj, por nuk i dihet ende pa i bërë edhe kontrollet dhe planin e operacionit. Më mori shumë kohë të tregohesha i sinqertë me vetën në këtë aspekt. Në duhet të kërkojë ndihmë nga njëri-tjetri më shumë, kështu japim hapësirë të jemi më të bashkuar dhe më përkrahës”, ka përfunduar ai./Insajderi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat