Apeli i Makfire Selmanit: A ka kush më ndihmon, familja po më vdes urie

Sociale

Apeli i Makfire Selmanit: A ka kush më ndihmon, familja po më vdes urie

Nga: M.L Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:36
Makfire Selmani

Familja e Makfire Selmanit nga Prishtina vazhdon të përballet me gjendjen e rëndë ekonomike e sociale. Kjo familje 4 anëtarësh, e cila jeton në një barakë në lagjen Bregu i diellit vazhdon të mos i ketë kushtet elementare për jetesë.

Makfire Selmani, për ta siguruar bukën e gojës për familjen e saj, detyrohet që të shtrijë dorën për të kërkuar lëmoshë.

 Ajo, me rastin e festës së Kurban Bajramit, i është drejtuar redaksisë së gazetës “Bota sot”, për ndihmë.

“Pom desin fmija uni, unë nuk e di çka me ba, pom shkon mendja me ia marr vetit shpirtin se mu ka lodh shpirti tu nga për ni copë bukë”, ka thënë Makfirja me gjysëm zëri..

Shpreson që njerëzit solidarë do t`ia gjejnë adresën në barakat e Bregut të diellit dhe do t`i ndihmojnë sado pak në këto ditë feste.

“Ju kisha lut gjithkujt kush ka mundësi, le të vjen te barakat në Breg të diellit dhe ta sheh në çfarë gjendje jam tu jetu. Kush ka mundësi me m`ndihmu e shpërblen zoti, se edhe fmija e mi kanë qef me pas bajram, po nuk po jon mundësitë, na as buk s`po kemi me hangër, gjithë dita po më shkon tu lyp rrugëve, kur po shkoj të shpija po mi kqyrin fmija durt e s`po kom çka me ju qu”.

Makfirja u largua nga zyrat e gazetës “Bota sot”, me shpresën se dikush do t`i dalë në ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat