Të ndihmojmë Nënë Kijen - Bota Sot
Të ndihmojmë Nënë Kijen

Sociale

Të ndihmojmë Nënë Kijen

Nga: Aziz Bytyçi Më: 25 gusht 2019 Në ora: 10:50
Ikli Punavija

Ikli Punavija një njeri me zemër të madhe publikon rastin e nënës 90-vjeçare nga fshati Patin i Klosit Ikli Punavija përlotet dhe është i pari që njihet me rastin e kësaj nëne dhe që ka marrë përsipër ta ndihmoj me miq e shok që Ikli njeh.

Ai si anëtarë i Konsulencës Ligjore Falas me avokat zoti Kondi Ilia i cili thotë Ikli vazhdon të publikoj rastin e kësaj nëne dhe na kontaktoj me njerëz human si Fondacioni "Të Mbrojmë Gruan"drejtuar nga Refxhei Tola Tiranë, i bashkangjiten dhe njerëz të tjerë duke dhënë kontribudin e tyre sado pak për këtë nënë të moshuar. Kësaj nëne të moshuar i nevojitet një dhomë plus dhe një  banjo pasi

dimri po afrohet dhe si mund ta përballoj një situatë të tillë që çfarë bie jashtë e i futet brenda shprehet denoncuesi Ikli Punavija. Nënë Kija nga Patini i Klosit, jeton e vetme në mjerimin e braktisjes dhe varfërisë.

 Pasi i vdiq burri në një moshë shumë të re, nënë Kija nuk u martua kurrë, dhe nuk pati fëmijë. Sot ajo është 90 vjeç, dhe vuan në kushte çnjerëzore pleqërinë, duke pritur të mbyllë sytë për tu larguar nga makthi i sëmundjeve të shumta që po i marrin jetën dalëngadalë, aty në rrënojat e një strehe që e vetme nuk mundi ta ngrinte dot kurrë! Kjo histori nuk ka vetëm dhimbje, kjo histori mbart emocionin e 90 viteve të nënë Kijes që fati po e detyron të ngrysë ditët e saj në mjerim.

Bashkohu me ne për ti dhënë pak shpresë dhe dritë mjerimit të një gruaje që jetoi me dhimbje mes dhimbjes, për ti mundësuar nënë Kijes të jetojë e lumtur në ditët që i kanë mbetur...

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...