Caritas Zviceran – 20 vite zotim drejt zvogëlimit të varfërisë si dhe mbështetjes së personave të margjinalizuar në Kosovë - Bota Sot
Caritas Zviceran – 20 vite zotim drejt zvogëlimit të varfërisë si dhe mbështetjes së personave të margjinalizuar në Kosovë

Sociale

Caritas Zviceran – 20 vite zotim drejt zvogëlimit të varfërisë si dhe mbështetjes së personave të margjinalizuar në Kosovë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 13:34
Caritas Zviceran

Në një ceremoni zyrtar, Caritas zviceran festoi 20 vjetorin e saj në Kosovë. Kjo organizatë ndërkombëtare ka mbështetur njerëzit e prekur nga varfëria dhe grupet e cenueshme të shoqërisë. Përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, shoqëria civile dhe mediat morën pjesë në këtë ngjarje. Përfaqësuesit e Caritas zviceran dhe ata të Qeverisë së Kosovës në fjalimet e tyre theksuan kontributin vital dhe rëndësinë e Caritas zviceran në Kosovë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.  

Menjëherë pas luftës, Caritas zviceran ka ofruar ndihmë të shpejtë dhe jo-burokratike për popullsinë e Kosovës, ku edhe janë ndërtuar më shumë se 5,000 shtëpi. Më vonë, Caritas zviceran përmes projekteve të shumta  ka mbështetur grupe të ndryshme të shoqërisë në fushën e arsimit parashkollor, gjithpërfshirjes sociale, bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit si dhe migrimit. Kjo organizatë po ashtu ka kontribuar në procesin e pajtimit dhe përfshirjes së minoriteteve etnike, në veçanti romëve, ashkalive dhe egjiptasve.

“Bashkëpunimi me partnerët tanë në Kosovë gjithmonë është karakterizuar nga dialogu dhe respekti reciprok. Ne jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe e mirëpresim vazhdimin e punës në një frymë konstruktive, me miqësi dhe solidaritet”, theksoi Hugo Fasel, Drejtor i Caritas zviceran.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për organizatën tonë. Duke u bazuar në përkushtimin, këmbëngulësinë dhe profesionalizmin e ekipit dhe partnerëve tanë, kemi arritur suksese të qëndrueshme në të gjitha fushat e punës, gjë për të cilën edhe jemi krenar”, theksoi Znj. Vera Haag Arbenz, Drejtoresha e Caritas zviceran në Kosovë.

Ceremonia zyrtare u përmbyllë me një garë të vizatimeve me temën “Unë kontribuoj për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm”, që u organizuar me rastin e përvjetorit të Caritas zviceran në Kosovë. Nga më shumë se 300 vizatimet që ishin dorëzuar nga fëmijët e shkollave të ndryshme nga i gjithë vend, tre edukator dhe 3 fëmijë u shpërblyen me materiale mësimore dhe shkollore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...