Edhe 7 shtëpi të reja nisën të ndërtohen për familjet me shtëpi të vjetra

Sociale

Edhe 7 shtëpi të reja nisën të ndërtohen për familjet me shtëpi të vjetra

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:38
Halil Kastrati

Jetë me plotë halle e derte, skamje e sëmundje të ndryshme, thotë Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit.

Ai tregoi se sot ishin në Komunën e Vushtrrisë dhe i nisën 5 shtëpi të reja.

Sipas tij nga aty vazhduan për në Komunën e Obiliqit dhe i nisën edhe dy shtëpi tjera.

"Lutje e urata nga thellësia e shpirtit  për ju donator nga familjarët kur ju kumtuam lajmin se po bëhen me shtëpi të reja. U kompletuan 40 shtëpi nga memorandumet me dy komunat në të cilat janë nisur nga 20 shtëpi për secilën ku edhe komunat participojnë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi ndërsa pjesën tjetër nga ju donator përmes shoqatës sonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat