Gruaja shqiptare që përjetoi dhunë çnjerëzore nga bashkëshorti: Eca 8 orë në këmbë ditën që linda

Sociale

Gruaja shqiptare që përjetoi dhunë çnjerëzore nga bashkëshorti: Eca 8 orë në këmbë ditën që linda

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:07
Flora Bala

E ftuar në emisionin “Histria ime” ka qenë Flora Bala nga Tropoja 37 vjeç, nënë e tre fëmijëve minorenë të moshës 15,13,12 vjeç. Flora thotë se e ka marre bashkeshortin me dashuri. Ajo ka jetuar ne Puke me të. Por martesa nuk ka shkuar mirë.

Gruaja tregon se ka marrë edhe urdhër mbrojtje dhe madje në 2008 ka dashur të divorcohet por për hir të femijëve është kthyer mbrapsht. Edhe pas kësaj situate sërish bashkeshorti i saj ka qene i dhunshëm.

Biseda e plotë:

Ti më the se ishte nga Tropoja, sa vjeç ishe kur u martove?

Flora Bala: Nuk i kisha bërë as 22 vjeç. Babai im u nda nga jeta në 10 Mars, kurse me të u njoha nga fundi i Marsit dhe në 24 Prill u fejuam.

Pak e shpejtë apo mendoje se mjaftonte si kohë?

Flora Bala: Kur njeriu nuk i mendon mirë gjërat, këput çdo gjë në mes. E shoh si të nxituar por shikoj ata tre fëmijë dhe them…

Ti i ke bekim, pavarësisht historisë që do tregosh je e bekuar me 3 fëmijë. Flasim pak për martesën tuaj.

Flora Bala: Ai ka qenë i divorcuar dhe jetonte në Pukë, ishte i ndarë nga prindërit e tij. Një javë ka zgjatur normaliteti dhe më pas tortura dhe ofendime. Shkova të flija një natë tek nëna dhe pas 12 orësh më ka rrahur dhe më thoshte që nëna jote ta do të keqen. Më rrihte në shtëpi, në rrugë, kur ta kapte ajo e veta. Dhuna filloi pa u bërë me fëmijë, se pasi linda u bë dhuna edhe më e fortë. Kështu kishte ndodhur dhe me të parë, e kishte në natyrë. Ai nuk më linte as të punoja tek arat.

Pas sa vitesh erdhi fëmija i parë?

Flora Bala: Pas 1 viti e 2 muajsh. Është normale që të dalësh nga spitali brenda ditës pasi ke lindur? Ai thoshte të dilja brenda ditës. Kam shkuar në familje, kam ndenjur 2 net dhe kam ecur 8 orë në këmbë për të shkuar në shtëpi, nuk më la të rrija në familje nja një javë të pushoja.

Kur vajte në shtëpi si ishte trajtimi?

Flora Bala: Ka ardhur nëna ime nja një javë që të kujdesej për mua, por i është dashur të ikë një orë e më përpara nga ajo shtëpi sepse të shohësh vajzën duke vuajtur dhe mos jesh në gjendje të bësh diçka. Mbeta me të se s’kisha çfarë të bëja. Mendoja se do ndryshonte për hir të fëmijës.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni për ta shikuar në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat