“I kërkoja para për ekskursion, babi qante”, Adelajda kujton sakrificat: Gërmonte për hekura…

Sociale

“I kërkoja para për ekskursion, babi qante”, Adelajda kujton sakrificat: Gërmonte për hekura…

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Adelajda vjen me një peng të madh në zemër. Humbja e të vëllait vitin e shkuar,  kthimi i saj nga Italia për të gjetur në shtëpi një mori njerëzish që merrnin pjesë në ceremoninë mortore dhe dëshira për mos ta besuar. Arsyeja e ardhjes së saj në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan buron pikërisht nga ky moment tronditës.

Adelajda: “Kam humbur ndjenjat disa herë dhe i kam thënë babit që nuk dua ta shoh më, që ai është gënjeshtar, mashtrues dhe mua më gënjeu. Ishte hera e parë në jetën time që i flisja tim ati aq rëndë”.

Mes të tjerash, Adelajda thellohet edhe më shumë mbi këtë brengë të sajën ndaj të atit. Për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, ai gërmonte për hekura që t’i shiste, ndaj vajza sot ndien këtë peshë të madhe nga fjalët që i ka thënë.

Adelajda: Ka qenë një periudhë shumë e errët e jetës sime që mua nuk më vjen turp ta tregoj sepse jam këtu sot vetëm falë atyre dy prindërve dhe falë ndihmës që më kanë dhënë shumë familjarë të afërt, sidomos gjyshja dhe daja. Mbaheshim 4 persona në familje vetëm me 100 mijë Lekë të  vjetra. Doja të shkoja në ekskursion dhe i kërkoja babit vetëm 7 mijë Lekë të vjetra dhe babi qante e më thoshte “por nuk kam, më fal, nuk kam”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat