83 mijë euro deri më tani janë mbledhur për Liridona Gajtanin

Sociale

83 mijë euro deri më tani janë mbledhur për Liridona Gajtanin

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 19:58
Liridona Gajtani

Për shërimin e të resë Liridona Gajtani deri më tani janë mbledhur 83 mijë euro.

Këtë lajm e ka bërë publik këngëtari Labinot Tahiri. Ai i është bashkuar aksionit për mbledhjen e parave për vajzën e re nga Hajvalia e cila është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë.

“Gjithsejt para të tubuara për Liridona Gajtanin deri më tani janë  afro 83 mijë euro.

30 mijë euro nga Ministria Shëndetësisë dhe  popullata jonë e çmuar, 53 mijë euro.  

Zoti na bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët me trojet tona”, ka shkruar Labi në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat