Gjimnazistja: Moshatarët e mi e pinë drogën, është kthyer në trend

Sociale

Gjimnazistja: Moshatarët e mi e pinë drogën, është kthyer në trend

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:48
Refxhei Tola

E ftuar në emisionin Opinion ku po flitet për përdorimin e drogës gjimnazistja Refxhei Tola e cila është shprehur se në gjimnazet e Tiranës bashkëmoshatarët e saj konsumojnë drogë. Sipas saj droga tanimë është kthyer në trend kjo për disa arsye, ja çfarë thotë Tola:

“Në vitin e dytë ka të rinjtë që përdorin kokainë. Ka sepse mjediset e gjimnazeve kryesisht, sapo del nga shkolla janë të ekspozuar nga ky fenomen. I cili tashmë është kthyer edhe në trend, ata që e kanë janë personat më vip të shkollës, janë kryesisht të veshur nga një famë e rem. Shihen si modele më interesant sepse përdorin drogën.

Është një fenomen që vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Pikërisht janë modelet që na serviren, muzikantë, këngëtarë, të cilët edhe klipet e tyre i bëjnë në këto forma”, është shprehur Refxhei Tola

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat