U martova me biznesmenin, pas 21 ditësh solli gruan tjetër në shtëpi dhe më braktisi se linda vajzë

Sociale

U martova me biznesmenin, pas 21 ditësh solli gruan tjetër në shtëpi dhe më braktisi se linda vajzë

Më: 29 janar 2017 Në ora: 15:36
Gruaja

Ndodh që një vendim i momentit të kthehet në faktor shkatërrues të jetës sonë. Ditën e sotme te “E Diela Shqiptare”, erdhi historia e mamasë së tre vajzave, e cila tregoi kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar në jetë.

Kur ishte e re, ajo ishte fejuar me mblesëri, por më pas ishte ndarë. Kjo ngjarje ka mbetur njollë në jetën e saj dhe si rrjedhojë ajo u martua përsëri me mblesëri me një biznesmen nga Tetova i cili kishte qenë i martuar më parë.

Ajo tregon se pranoi të martohej me këtë njeri, pasi ajo çfarë i kishte ndodhur me fejesën e parë e kishte lënë me njollë dhe andej nga vinte ajo, femra të tilla merrnin vetëm burra të martuar.

Gruaja ikën dhe martohet në Tetovë, në një familje shumë të pasur. Aty asaj i vunë kusht që të mbulohej dhe të konvertohej në muslimane, megjithëse kishte qenë katolike.

Për respektin e të shoqit dhe familjes së tij, ajo vendos shami. Pas 21 ditësh martesë, në shtëpi burri i sjell ish gruan. Kjo ishte torturuese për të, por pas disa kohësh lind fëmijën e parë vajzë, lindje kjo që për familjen e të shoqit nuk ishte aspak gëzim.

Gruaja ngel përsëri shtatzënë dhe lind fëmijën e dytë që ishte edhe ajo vajzë. Aty filloi braktisja e të shoqit, i cili nuk shkoi aspak për ta parë, apo edhe familjarët e tij.

Por vuajtja dhe dhimbja bëhet më e madhe kur lind vajzën e tretë dhe askush nga familja nuk shkon ta shohë apo t’i çojë diçka. Vjehrra e qortonte, duke i thënë se e kishin marrë nga Tirana për t’i bërë djalë e ajo i lindte vetëm vajza.

Historia e mamasë së tre vajzave sot i ka përplotur të gjithë, por nga ana tjetër nxjerr në pah një pjesë të realitetit që akoma ekziston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat