Letër e hapur e pensionisteve të Kosovës - Bota Sot
Letër e hapur e pensionisteve të Kosovës

Sociale

Letër e hapur e pensionisteve të Kosovës

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 11:17
Deri kur Qeveria e Kosovës do ti shkel të drejta e pensionisteve

Pensionistet  me diploma të fakultetit më gjepa të vuajtur dhe të diskriminuar i drejtohen  Qeverisë Haradinaj dhe Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies  Sociale  me këtë letër të hapur lidhur me shkeljen e ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe të  gjitha normat njerëzore që kanë të bëjnë me te drejtat e  pensionisteve në Kosovë  të cilëve pa asnjë mbështetje  ju kanë mohua diplomat të lëshuar nga Universiteti i Prishtinë?!  Andaj ju si kryeministër dhe  ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe përkundër ankesave dhe kërkesave të shumta që i keni marrë nga Lidhje e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës me datë  o3. 11. 2017 numër 17  dhe pensionisteve nga të gjitha anët e Kosovës keni qenë të obliguar që të shqyrtoni ankimin si struktura të reja bashke me Qeverinë Haradinaj dhe të nxjerr vendim të reja lidhur me grushtin e rëndë që  ua keni dhënë  pensionisteve shtresës  me te goditur në Kosovë  të cilët me diploma të fakultetit në gjepa që 29 vjet.

Image
Për hallet dhe kërkesat e këtyre pensionistet që tetëmbëdhjetë vite nuk qana kokën askush nga qeveritaret

 Andaj duke e pas parasysh mosveprimin  e Qeveris dhe administratës, gjegjësisht organit kompetent brenda afatit ligjor bazuar në nenin 130 paragrafin  2 të ligjit të procedurës administrative pensionistet e kategorisë së goditur të diplomuar pas vitit 1990 kërkojmë urgjentisht  të anuloni  pikën  II të vendimit  dhe të shfuqizohet neni 4 dhe 5  të udhëzimit administrativ. Anulimin i kësaj  pikës  II të vendimit duhet  bërë  për shkak se  është  bërë vërtetimi gabuar i gjendjes faktike. Me këtë vendim ne  pensionistet me diploma në xhepa të leshura nga Universiteti  pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore na  kanë kategorizuat në kategorinë III-të apo të katërt të shfrytëzuesve  të pensioneve me -  përgatitje shkollore të mesme apo të lartë, e jo në kategorinë me përgatitje superior shkollore”?!  Pra, ju bëjmë me dije   Qeverisë  dhe Ministria  e Punës dhe Mirëqenies Sociale  se ne pensionistet në Kosovë na keni diskriminuar të dhunuar barbarisht me rastin mohimit të  diplomave të fakultetit me të cilat kemi punuar nëpër institucionet e ndryshme në Kosovë .      

Ku është dinjiteti, respekti, dhimbja, përkrahja,   shkelja e të drejtave  elementare të pensionisteve  nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës?

Çka  po pritni anuloni  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues të nxjerr nga Ministria e Punës:  Në nenin  8  të Ligjit  nr. 04/ L-131 janë paraparë  kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension,  e ato janë të mosha 65 vjeçare, stazhi pensionit dhe dëshmitë  për pagesën e kontributeve, kurse  në nenin 4 dhe 5  të Udhëzimit Administrativ  nr. 09/2015 keni paraparë  përgatitjen profesionale. Është rregull që çdo akt nënligjor duhet të jetë në pajtim me ligjin. Mirëpo udhëzimi Administrativ në fjalë e nxjerr nga  Ministria e Punës dhe e përkrahur nga  Qeverisës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin  për arsye se në ligj  ceket vetëm kontributi I dhëne ne pune gjatë viteve sa është punuar, kurse ne udhëzim edhe kualifikimet. Ky udhëzim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku  institucionet e Kosovës në mesin e tyre edhe ju jeni  te obliguar  të  inkorporoni  në  këto akte  ligjore dhe nënligjore), si dhe  praktikat e vendeve evropiane  ( ku punëtori paguhet ne baze te kontributit të dhëne  gjate viteve),  po ashtu I njëjti , është edhe  diskriminuese  pasi që punëtori duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të  përgatitjes shkollore. Ministria e Punës me rastin e hartimit të udhëzimit administrativ të lartë cekur (sidomos të nenit 4 dhe 5. udhëzimit administrativ nr. 09/2015) nuk keni  vepruar në pajtim me këto parime, pasi që i njëjti përmban elemente diskriminuese dhe  nuk është në pajtim me dispozitat e acquis të BE-së ( për te cilat ju deklaroheni në mjetet e informimit, para qytetarve dhe para BE-së se është ne pajtim me to) .Prandaj duke pas parasysh të gjitha  këto  shkeljeve ligjore që i cekem më lartë ne pensionistet e goditur kërkojmë  nga  Qeveria Haradinaj dhe Ministria e Mirëqenies  Sociale tu bëjmë me dije së në kërkesat dhe ankesat tona që tetëmbëdhjetë vite jeni bërë të shurdhet dhe po  i shikoni duar deri kur kështu ?!    

Image
Këta pensionist në kohen e fundit të jetës së tyre të zhgënjyer me të gjitha ato që përjetuan dhe po përjetojnë                                                                            

Të njoftohen organet kompetente në mënyrë që ta iniciohet procedura për amandamentimin e udhëzimit administrativ nr .09/2016 dhe te shfuqizohen nenet diskriminueses  sidomos nenet 4 dhe 5.  Pra të gjitha këto  dhe shume gjera të tjera diskriminuese  edhe me drastike  flasin së  pensionistet në Kosovës, e sidomos ata  me diploma në xhepa që njëzet e nëntë vjet jemi kategoria me e goditur  gjatë tetëmbëdhjetë   vjetët e fundit në shtetin tonë të pavarur për çka jemi të brengosur për  pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese, për lojnat që po i bëni ju strukturat me të larta shtetërore ndaj nesh  me  goditje  të rëndë që po ndikojnë në jetën dhe ekzistencë fizike të pensionisteve , gjë që si substancë  biologjike  pesimistet jemi  të  diskriminuar, e ky është  rezultat i mos vullnetit politik të  strukturave udhëheqëse të Qeverisë së Kosovës dhe ju Ministrisë, që  për fat të keq nuk po brengoseni  shumë  për kushtet tona të vështira, jetën e rëndë, mohimin e të gjitha të drejtave nëpërmjet të cilave po na diskriminoni  barbarisht. Andaj edhe një herë  po kërkojmë që  të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje  me të madh nga ju  ne pensionistët që  këto ditë  dhe momente të  vështira të pleqërisë kemi nevojë,  për një ndihmë materiale  dhe të mos  shkeljes të  drejtave tona nga  ju që jeni në pushtet që në rritjen e pagave po mendoni vetëm për veti. Shembulli ma drastik i fundit është rritje e tyre për  kryeministri Haradinaj dhe stafit të tij?!                                  

Ju lutëm  përgjigjuni  lidhur me shkeljen e të drejtave të pensionisteve  rreth të cilave  përveç  juve do  tu drejtohem edhe mjeteve të informimit,  organeve gjyqësorë, deputeteve dhe të gjitha strukturave tjera me të larta të  shtetërore ...  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test