Vushtrria në këmbë për ta ndihmuar Qëndrim Aliun - Bota Sot
Vushtrria në këmbë për ta ndihmuar Qëndrim Aliun

Sociale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Vushtrria në këmbë për ta ndihmuar Qëndrim Aliun

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:52
Qëndrim Aliu

Mazllum Aliu nga Vushtrria, po kërkon ndihmë financiare për djalin e tij të sëmurë Qëndrim Aliu.

Ky është diagnostikuar në Turqi nga një kancer i rrallë që i është shfaqur në fytyrë. Terapia në gjashtë etapat e parë për shërimin e tij po i kushton 52 mijë euro.

30 mijë nga to, ia ka ndarë shteti,  siç ka treguar për KosovaPress, prindi i tij Mazllum Aliu. Por familjes po i duhen edhe 22 mijë euro të tjera  për terapinë.

“Shteti na ka nda 30 mijë euro, na ka mundësu përmes Ministrisë së Shëndetësisë…po tash janë edhe 22 mijë tjera veç për këtë terapi”, ka thënë ai duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që ta ndihmojnë për ta shpëtuar djalin e tij që është në gjendje të rëndë.

Për ta ndihmuar 20 vjeçarin qytetarët e Vushtrrisë veç kanë filluar mobilizimin.

Për t’i ndihmuar familjes Aliu edhe disa artistë do të mbajnë një koncert humanitar të martën.

Këngëtarja Dafina Aliu bashkë me Alban Fekën dhe disa tjerë do të organizojnë koncertin ku të hyrat nga ky koncert do t’i dedikohen për shërimin e Qëndrimit.

Familja ka ofruar tashmë dy opsione për të ndihmuar Qëndrimin, përmes formës elektronike në këtë vegëz: https://www.gofundme.com/save-qendrim-aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test