Dhuratë speciale për Krasniqin, me flamur kombëtar shqiptar dhe të Kosovës - Bota Sot
Dhuratë speciale për Krasniqin, me flamur kombëtar shqiptar dhe të Kosovës

Sporti

Dhuratë speciale për Krasniqin, me flamur kombëtar shqiptar dhe të Kosovës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:33
Haxhi Krasniqi

Boksieri shqiptar i ka marrë dhuratë një palë këpucë mjaft speciale, njërën me flamurin kombëtar shqiptar dhe tjetrën me atë të Kosovës

Haxhi Krasniqi është duke ushtruar intensivisht për sfidat e ardhshme.

Por, ndërkohë boksieri shqiptar e ka marrë një dhuratë speciale nga një mik i tij.

Junikasi e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet së bashku me mikun e tij, të cilin e falënderon për dhuratën që ia bëri.

Në fakt, kampioni aktual i Evropës në boksin profesionist i ka pranuar një palë këpucë sportive, ku në njërën prej tyre shihet flamuri kombëtar shqiptar dhe në tjetrën flamuri shtetëror i Kosovës.

Krasniqi sivjet synon ta bëjë ëndrrën realitet për ta fituar titullin e kampionit të botës.

Krasniqi konsiderohet si boksieri më i mirë shqiptar i momentit pas sukseseve të njëpasnjëshme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...